Ballina Jeta Shëndetësi Të mirat dhe të këqijat e hudhrës…

Të mirat dhe të këqijat e hudhrës…

Në këtë periudhë, konsumimi i saj është më i shpeshtë nga njerëzit, por këta të fundit ndoshta janë jo shumë të informuar për të mirat dhe kundërindikacionet e saj. Sot do të informoheni për hudhrën…

Hudhra është e njohur si armiku i raporteve sociale për nga aroma e pakëndshme, por ajo gjithashtu është një mike e madhe e mirëqenies sonë, falë të mirave të shumta që përmban.

Përveçse rekomandohet në receta të ndryshme dhe sekrete kulinare, hudhra është një antibiotik i vërtetë natyral, që mund të na japë mjaft të mira dhe përfitime, si ushqyese ashtu edhe mjekësore. Ja se cilat janë më konkretisht të mirat e hudhrës:

Armike e baktereve

Të mirat e spikatura antibiotike të hudhrës, e cila i përket familjes të liliaceve, e bëjnë një aleate të fuqishme kundër agresioneve të shumë mikroorganizmave të rrezikshëm, si baktereve, viruseve, parazitëve dhe kërpudhave.

Hudhra jo vetëm që është në gjendje që t’i ndalojë këta agjentë të rrezikshëm që shkaktojnë inflamacione dhe infeksione, por ajo është edhe një imunostimulant perfekt.

Pra, hudhra është në gjendje që t’u japë shtytjen e duhur mbrojtjeve imunitare të organizmit. Janë të shumta mundësitë për të shfrytëzuar të gjitha të mirat e hudhrës: që nga infeksionet, rrugët e frymëmarrjes, si ftohja, deri tek ato që godasin aparatin gastrointestinal ose lëkurën.

Aleate e zemrës dhe e arterieve

Hudhra është një mike e duhur e zemrës dhe e arterieve, sidomos për veprimin e saj hipotensiv, pra ideale për mbajtjen nën kontroll të presionit të gjakut, duke mënjanuar faktorin e parë të rrezikut për shëndetin kardiovaskular, d.m.th. hipertensionin.

Alicina e përfshirë te hudhra gjithashtu redukton grumbullimin e trombociteve dhe për pasojë kufizon rrezikun e koagulimit të rrezikshëm, me formimin e trombeve pasuese në enët e gjakut.

Jep përfitime për linjat dhe për mëlçinë

Hudhra ka efekt dobësues, është efektive për të luftuar mbipeshën. Kjo i dedikohet sidomos aftësisë së saj për të zvogëluar nivelin e triglicerideve, sheqerit në gjak.

Përveç kësaj, ajo siguron gjithashtu një pastrim të dobishëm dhe detoksifikim në nivelet e mëlçisë: stimulon enzimat e mëlçisë dhe kryen “punën e pastrimit” të indeve nga çdo toksinë.

Është antikancerogjene

Kur bëhet fjalë për hudhrën dhe avantazhet e saj, lista duket e vështirë për t’u kompletuar. Në fakt, sipas disa studimeve të fundit, hudhra duket se ka dhe një efekt parandalues kundër kancerit: aktiviteti i saj antikancer mund t’i atribuohet aftësisë së saj për të ndërhyrë në disa mekanizma që shkatërrojnë qelizat.

Nxit dëshirën seksuale

Vështirë të besohet, duke pasur parasysh se aroma e padurueshme e këtij zhardhoku vë në rrezik serioz marrëdhëniet ndërpersonale, por janë kërkimet shkencore ato të cilat e konfirmojnë këtë gjë: hudhra ka veti përforcuese, ose e thënë ndryshe, hudhra mund të jetë përbërëse e një lloj ilaçi magjik, si për të stimuluar dëshirën femërore, si për të luftuar impotencën.

Kundërindikacionet

Pra, të mirat që na fal konsumimi i hudhrës janë të shumta, por në fakt ajo ka edhe disa të meta apo kundërindikacione. Në veçanti, përpiquni të shmangni konsumimin e tepërt të hudhrës, pasi ajo mund të shkaktojë efekte anësore të papritura, të tilla si të përziera dhe të vjella.

Ndërkaq ato që nuk duhet ta hanë fare hudhrën janë mamatë e reja, të cilat ushqejnë fëmijën me gji, sepse hudhra ka të ngjarë të ndryshojë shijen e qumështit dhe të shkaktojë siklet gastrointestinal te foshnja./Mesazhi/

Exit mobile version