Ballina Jeta Mamia “Të lutem, mos e puth bebin tim”

“Të lutem, mos e puth bebin tim”

Bebeja e vogel Emerson përfundoi e vdekur si pasojë e një virusi të shpeshtë që quhet virusi HSV-1. Është Virusi Herpes Simplex, i njohur si virusi i ftohjes, por edhe njihet si “puthja e vdekjes” për foshnjat.

Për të rriturit nuk është dicka që shkakton shumë probleme, por për foshnjat me sistem imunitar të brishtë, është fatal.

Kur dikush që ka HSV-1 në trup dhe ashtu e puth një fëmijë, ky virus mund të përhapet me shpejtësi. Ju mund të keni virusin dhe as që e njihni atë.

Duke qenë se vogëlushja 12 ditëshe Emerson iu ekspozua këtij virusi nga puthja, ajo u infektua dhe vdiq në spital.

Prandaj të gjitha nënat nuk duhet të ndihen aspak keq që të ju thonë familjarëve: Të lutem, mos e puth bebin tim”!

Exit mobile version