Dy muslimanë britanikë, Rashid Ali dhe Abdul Hannan kanë hyrë në histori duke u bërë të parët që mbërrijnë nga Londra në Mekke me bicikleta.
Rashid Ali, me të mbërrijtur në Meke tha: “Elhamdulillah, ja dolëm pas dy muajsh. Ka qenë shumë kënaqësi, dhe tani udhëtimit po i vjen fundi.”
Ndërsa Abdul Hannan tha: “Edhe po të mundesha, nuk mund ta falënderoj Allahun mjaftueshëm. Ne jemi këtu sot duke thënë “Labbayk Allhumma Labbayk” … Jam vërtet i emocionuar, sa herë që shikoj Qabenë, zemra ime shkrihet nga gëzimi”.
Më e vecanta e këtij udhëtimi është se ata kanë ngritur fonde, dhe i gjithë udhëtimi u fokusua në bamirësi.