Të lodhur nga bllokimet, parqet në Ontario stërmbushen me kampistë

Shumë njerëz presin me javë vetëm për të siguruar një vend për kampim.

Kompania që mbikëqyr parqet në Ontario, Kanadë thotë se kanë një rritje të papritur për njerëz që kërkojnë për të rezervuar vende kampingu dhe se rezervimet janë dyfishuar në fillim të këtij viti.

Nga Ontario Parks, thonë se rezervimet u rritën nga 29,504 në javët e para të viti 2020 në 58,475 për të njëjtën periudhë sivjet, gjë që tregon se pas javëve të bllokimit dhe pushimit të vonuar të Marsit, njerëzit po dëshirojnë të largohen nga ethet kolektive të bllokimit nga pandemia. Mesazhi.com/cbc