Ballina Artikuj Të kuptuarit e përparësive – Fragment

Të kuptuarit e përparësive – Fragment

Dr. Jusuf el-Karadavi (r.a)

Besojnë në ndërtimin e gurëve dhe nuk besojnë në ndërtimin e burrave!

“Kam parë myslimanë shpirtmirë që kontribuojnë për ndërtim xhamijash në vende që janë të mbushura me xhamija. Ndoshta ajo xhami mund të kushtojë gjysmë milioni dollarë, apo më shumë se kaq, apo gjysmën e gjysmës. Sikur t’i kërkohej që këtë shumë, gjysmën, apo gjysmën e gjysmës së saj ta jepte në përhapjen e thirrjes islame, apo në rezistencën ndaj mosbesimit e ateizmit, ose në mbështetje të një vepre islame për realizimin e ndonjë projekti për përforcimin e fesë, apo diçka të ngjashme për qëllime të mëdha, për të cilat ndoshta gjen njerëzit, por nuk gjen pasuritë, vështirë është të gjesh veshë që dëgjojnë, apo përgjigje pozitive, sepse ata besojnë në ndërtimin e gurëve dhe nuk besojnë në ndërtimin e burrave”!

__________________

Dr. Jusuf El-Karadawi, nga libri “Të kuptuarit e përparësive” (Fikhul evlijat)

Hoxhë Lavdrim Hamja

Exit mobile version