Ballina Artikuj Të kesh mendim të mirë për të tjerët

Të kesh mendim të mirë për të tjerët

Driton Arifi

”Diku para 150 viteve jetonte një dijetar në Halep(Aleppo) të Sirisë. Ai quhej Ismail El Lebabidij. Një ditë mbathi nallet e tij të drurit dhe shkoi në xhami për të falur namazin me xhemat. Pasi përfundoi namazin dhe doli jashtë, u habit sepse nuk i gjeti nallet e tij.

Filloi t’i kërkonte majtas e djathtas gjithandej, por nuk i gjeti askund.

Në atë çast iu kthye vetes dhe tha: pabesimtari nuk vjen asnjëherë të hyjë në xhami (andaj nuk ka pasur si t’i marrë ato), besimtari mysliman nuk ka mundësi të vjedh asnjëherë. Kështu që, sigurisht unë paskam ardhur zbathur në xhami..”.

Prof. Driton Arifi



Nalle

Exit mobile version