Ballina Lajmet Rajon dhe Botë “Do të ju djegim të gjallë”, bandat greke sulmojnë punëtorët emigrant

“Do të ju djegim të gjallë”, bandat greke sulmojnë punëtorët emigrant

Dy punëtorë – emigrant pakistanez janë sulmuar dhunshëm nga një grup ekstremistësh grek, duke shënuar kështu viktimat e radhës nga krimet e urrejtjes.

Sulmuesit kishin përdorur shufra hekuri dhe thika për të goditur dy punëtorët emigrantë që po punonin në një fushë në Aspropyrgos, – zonë industriale pranë kryeqytetit grek.

Viktimat e krimit racist janë identifikuar si Vakas Hussein dhe Ashfak Mahmoud, dhe pasi u gjetën të përgjakur në rrugë janë shtruar në spital.

Viktimat kanë dëshmuar se janë dhunuar nga një bandë prej pesë personash, të cilët brohorisnin “do të ju djegim të gjallë”.

Policia greke tha se incidenti ishte i fundit nga një varg i gjatë sulmesh raciste. Policia regjistroi 75 incidente të tilla vetëm në periudhën Janar – Qershor. /MESAZHI/

Exit mobile version