Ballina Artikuj Të jesh musliman (prandaj po na urrejnë) – 5 –

Të jesh musliman (prandaj po na urrejnë) – 5 –

Bajram Ramadani Asipi

Të jesh musliman, do të thotë të jesh pjesë e një populli-komuniteti, 2 miliardësh në botë. Kjo shifër e madhe në nivel botror llogaritet si kërcënim për jomuslimanët dhe injorantët musliman.
Të jesh musliman do të thotë të jeshë hallkë e zinxhirit njerzor që nga fillimi e deri në mbarim të kësaj bote. Pasardhës i njeriut dhe pejgamberit të parë të Allahut, Ademit a.s. dhe pasardhës dhe ndjekës i pejgamberit të fundit të Allahut, Muhamedit a.s.
Dmth të jesh musliman do të thotë të jesh pjesë e panoramës historike të kërkesave dhe urdhërave të krijuesit të pa shoq-Allahut xh.sh.
Të jesh musliman do të thotë të jesh i qetë, paqësor, i edukuar, me kulturë të lartë, i butë, durimtar, trim, luftëtar, me një fjalë të jesh njeri ideal në kuptimin kulturologjik.

Muslimanët gjithmonë janë sulmuar, janë luftuar, janë gjenociduar, për të vetmen arsye sepse janë musliman dhe janë besimtar të Zotit të vetëm, Allahut.
Besimtarët musliman e dinë dhe e kanë të qartë armiqësinë që e kanë të tjerët ndaj muslimanëve, jo për tjetër, por Allahu në Kuran i ka shpalosur* armiqësitë e jomuslimanëve ndaj muslimanëve.
Kështu që muslimanët jo që e dinë por besojnë se jo muslimanët i urrejnë dhe nuk i duan muslimanët, në përgjithësi. Prandaj, islami në thelbin e tij e ka PAQË-n , sa që edhe emri i fesë së Allahut Islam, do të thotë paqë.
Dmth. armiqtë ose kundërshtarët e islamit-muslimanëve, kur e luftojnë islamin, e kanë luftuar paqën.
Dmth, ata nuk duan paqë por mjegull social, turbullira, shfrenim moral, shkatërrim vlerash njerëzore, devijim total nga e drejta dhe e vërteta…! Kurse islami thërret për paqë, qetësi, respekt, drejtësi, humanitet, punë, rregull… , eh prandaj na urrejnë!

Bajram Ramadani

Exit mobile version