Ballina Artikuj Të jesh musliman (prandaj po na urrejnë) – 4 –

Të jesh musliman (prandaj po na urrejnë) – 4 –

Bajram Ramadani Asipi

Të jesh musliman, do të thotë të jesh pjestar i fesë së vetme që ka zbritur Allahu në tokë.

Dikush do të thotë që ka edhe fe të tjera..! E kuptoj që ka shumë fe, por Allahu një fe e ka zbritur, gjithçka tjetër është shpikje njerzore.
Me që e tërë bota janë dakord që njeriu i parë që filloi njerzimi është Ademi, kurse Allahu e krijoi Ademin, tani, Ademi a.s. është edhe njeriu i parë në tokë dhe njëherit i dërguar i Allahut. Pas Ademit herë-pas-here Allahu dërgoi pejgamberë të shumtë, e që ishin pejgamber që i ftuan njerëzit në besimin në Allahun, dmth në Islam. Edhe Isai i biri i Merjemes, si pejgamber i parafundit, ishte pejgamber i Allahut, që ftoi në islam, dhe njëherit ishte paralajmërues (në inxhil) për ardhjen e pejgamberit të fundit Muhamedit a.s*.
Këto janë të vërteta Kuranore që Allahu na i ka trasuar në Kuran.
Urrejtja ndaj muslimanëve qëndron për faktin e besimit në Muhamedin a.s. e që jomuslimanët jo që nuk e besojnë por edhe e shajnë, e urrejnë bile as s’duan emrin të ia dëgjojnë.
Por muslimanët janë shumë të vetëdijshëm për vërtetësitë e këtilla dhe nuk çajnë kokën se çfar mendojnë dhe besojnë të tjerët për islamin dhe muslimanët.
Muslimanët janë të edukuar dhe të mësuar (ata që e mësojnë islamin) që mos t’i nënçmojnë dhe mos t’i shajnë besimet e të tjerëve sepse pastaj ata mundë ta shajnë besimin e muslimanëve që është i vërtetë.
Këta që islamin e etiketojnë si kulturë e si traditë e atij apo këtij populli, këta nuk kuptojnë asnjë gjë.
Islamin Allahu e ka zbritur në tokë për ta rregulluar jetën njerzore, për gjithë njerzimin që nga krijimi i parë e deri në momentin e fundit të ekzistimit të kësaj bote.
Besuan apo jo të tjerët, muslimanët kështu besojnë dhe janë të kënaqur me besimin e tyre, sepse i janë nështruar ligjeve të Allahut, i cili furnizon pa fund, shëron, mëshiron, mban gjallë, krijon vazhdimisht dhe në ditën e gjykimit i shpërblen me xhenet pafundësisht.
Muslimanët ideal e kanë hyrjen në xhenet e që Allahu ua ka premtuar, prandaj po na urrejnë.

Bajram Ramadani

Exit mobile version