Të jesh musliman, nuk do të thotë të jesh arab, siç pretendojnë shumë njerëz, që s’i kanë dy lidhje me çështjen. Pastaj disa injorantë që thonë se feja islame është fe e arabëve apo e lindjes. Këta vetëm tregojnë se sa janë larg të vërtetës së islamit.
Islami është i Allahut, i askujt tjetër, Allahu e zgjodhi islamin fe (rrugë-besim-sistem) për gjithë njerëzimin dhe për të gjitha kohërat, e jo vetëm për muslimanët.
Tani, njerëzve u mbetet që ta besojnë Allahun apo jo, ta përqafojnë islamin apo jo.
Meqenëse Allahu është ‘pronar’ i islamit dhe i gjithë njerëzimit dhe universit, atëherë Allahu besimin në Atë dhe ndjekjen e rrugës së Tij, e ka kushtëzuar me shpërblim apo ndëshkim.
Shumë e thjeshtë është çështja për ata që logjikojnë dhe kuptojnë, pra, po besove dhe i zbatove urdhrat e Allahut shpërblehesh me xhenet, dhe po nuk besove dhe iu shmange kërkesave të Allahut, dënohesh me xhehenem.
Tani ky është realiteti i islamit dhe i muslimanëve. Pikërisht për faktin e vërtetësisë së islamit, islami urrehet nga injorantët apo nga jobesimtarët.
Injorant nuk do të thotë të mos dish, por të mos e pranosh të vërtetën. Duke e njohur të vërtetën dhe qëndrimi largë saj, krijon vesin e xhelozisë, inatit dhe urrejtjes ndaj saj dhe ndaj pasuesve të saj. Vetëm megalomanët nuk e pranojnë të vërtetën.
Pra, prandaj po na urrejnë, vetëm se jemi musliman, po të jemi si ata do të na duan…!
Por skemi çfar të u bëjmë, urrejtja dhe xhelozia i shkatërron vetëm ata që urrejnë e xhelozojnë.
Bajram Ramadani