Të jesh musliman (prandaj po na urrejnë) -2-.

Bajram Ramadani

Të jesh musliman është begatia më e madhe dhe më e çmueshme në jetë. E keni vërejtur që joshjet e tepruara dhe luksi i tepërt, disi njeriun e llastojnë dhe pa e vërejtur devijon nga rruga e së vërtetës, nga rruga e Allahut. Por, në moshë të shtyre kur luksi s ia vlen aq shumë, kurë shëndeti s’i lejon disa veprime.. njeriu fillon të reflekton në raport me Allahun, sa që shumë njerëz fillojnë të besojnë në Zotin dhe bëhen musliman. Dmth, njeriu kur është në gjendjen e tij shumë natyrale e jo e shfrenuar me lloj-lloj gjërash, atëherë ai është në gjendjen e kulluar, ku shumë lehtë beson në Krijuesin e vet-Allahun e madhëruar.

Muslimanët urrehen nga dy kategori njerëzish;
1. Nga jomuslimanët xheloz dhe nga
2. Injorantët çfarëdo feje që kanë.

Pse të jesh musliman është pasuria më e madhe? Sepse e beson Allahun që është më i madhi, që është Krijuesi i çdo gjëje, është mbajtës i joni në jetë, është Furnizuesi i pafund, Ai na shëron kur të sëmuremi, Ai na dhuron fëmijë, dhe Besimi në Allahun do të thotë nënshtrim i kërkesave dhe urdhrave të Tij.
Tani, muslimanët e sinqertë, jetojnë mrekullisht në këtë rrugë apo sistem jetese. Muslimani ka orar ditor, javor vjetor dhe jetësor. Këtë orar apo program e jetëson me kënaqësi dhe dashuri të madhe. Është i lumtur që është pjesëtar i islamit, është i lumtur që të gjithë besimtarët musliman i konsideron vëllezër, dhe është i lumtur çfarëdo situate të jetë në jetë, në vështirësi duron kurse në kënaqësi falënderon Allahun. Dhe ideali i tij është shpërblimi me xhenet pas vdekjes. Kjo shpresë dhe kjo lumturi kaq e madhe e muslimanëve i bën të tjerët që të na urrejnë. S’kemi çfarë t’u bëjmë, urrejtja e hanë gradualisht urrejtësin, kurse muslimanët jetojnë në paqe dhe të kënaqur me Allahun e Madhërueshëm.

Bajram Ramadani