Të jesh musliman do të thotë të jesh largë çdo kulti, largë çdo miti, largë çdolloj idhulli. Islami është fe e pastërt si kristali nga këto shpikje njerzore. Muslimani nuk adhuron askë dhe asgjë përpos Allahut. Bile Allahu e ka krijuar njeriun për qëllimin bazë e që është adhurimi i Tij. Adhurimi i Allahut bëhet në shumë mënyra, si përmes namazit, agjërimit, zekatit dhe çdolloj dhurimi tjetër në emër të Allahut, përmes kryerjes së haxhit me gjitha elementet që bartë në vete haxhi, përmes lutjeve, përmendjes së Allahut, leximit të Kuranit, punës, etj. etj. Të jesh musliman është pos tjerash kënaqësi e pashpjegueshme, e shoqëruar me emocione, lumturi, respekt familjar dhe shoqëror, atdhedashuri, shpresë etj. Gjithashtu muslimani nuk bazohet në simbole, feja islame nuk njeh simbole. Ajo që botërisht njihet se gjysmëhëna është simbol islam, është shpikje pa lidhje. Islami është i pastërt nga simbolet, figurat, skulpturat apo pikturat. Të jesh musliman do të thotë të qëndrosh në parimin kuranor: Besim dhe vepra të mira*!
Në anën tjetër të jesh musliman do të thotë të jesh koherent, të jesh vizionar dhe mos të humbësh para se të fitosh*! Muslimani duhet të jetë model për këdo tjetër, sepse të jesh musliman do të thotë të bartësh ne vete gjitha vlerat pozitive të kërkuara nga Allahu, e që shumë musliman në të kaluarën por edhe sot, reflektojnë aq shumë, sa që bëhen shkaktarë për udhëzimin e mijëra e miliona njrëzve nëpër botë, duke e përqafuar islamin si fe të zbritur nga zoti i vetëm – Allahu i madhëruar. Shumë njerëzve kjo gjë u pengon dhe tmerrohen nga ky realitet. Prandaj dhe na urrejnë. Ata që urrejnë, vetshkatrrohen!
Bajram Ramadani