Ballina Artikuj Të jesh musliman (prandaj na urrejnë) – 8 –

Të jesh musliman (prandaj na urrejnë) – 8 –

Bajram Ramadani Asipi

Të jesh musliman do të thotë të jesh vital. Vital në mendje, vital në logjikë, vital në trup, vital në veprime, me një fjalë të jesh i gdhendur dhe vërtetë ta përfaqësosh Zotin në Tokë.
Islami, ose më mirë të themi muslimani, nuk guxon të jetë injorant.
Vet islami si fe e Allahut nuk e pranon muslimanin të jetë injorant.
Preambula e islamit është dija, dituria, leximi, prandaj të jesh musliman do të thotë të jesh i ditur.
Zatën çdo musliman nuk mundet të jetë musliman pa e besuar Allahun Zot të vetëm.
Tani si mund dikush ta beson Allahun pa e ditur se Ai ekziston dhe se vërtetë është Zoti i gjithësisë.?
Të besosh Allahun nuk është diç e thjeshtë, të besosh Allahun është dhunti nga vet Allahu që mundë të ia dhuron dikujt. Pra, dituria më e lartë e sublime është të besosh Allahun, kurse pa e kuptuar dhe pa e ditur se Allahu është Zoti i botrave, nuk mundë as të besosh. Këtë e vërteton vet Allahu i madhëruar në Kuran*!

I kuptoj ata që reagojnë duke thënë që dijetarë janë ata që e prodhojnë makinën, kompjuterin, analizojnë gjakun etj. Kjo të bënë të qeshësh. Këto janë zanate, profesione, që njeriu i mëson nga një tjetër njeri, pra e di një punë ta bënë. Po këtë secili e di. S ka njeri në botë që s di diçka të bënë, por nuk do të thotë që të gjithë janë dijetarë.
Dije e vërtetë është ta njohësh dhe ta besosh Allahun, Krijuesin tënd, Krijuesin e tokës dhe qiejve, yjeve, lëvizësin e universit të pafund, furnizuesin e vetëm, Mëshiruesin Mëshirëbërësin dhe Sunduesin e ditës së gjykimit.
Këtë e besojnë muslimanët, dhe jetojnë sipas konditave të Allahut të Madhërishëm, janë të kënaqur me Allahun dhe shpresojnë në shpërblimin e Tij në ditën e gjykimit, duke u bazuar edhe në premtimin e Allahut se besimtarët do të jenë të shpëtuar.
Prandaj të jesh musliman, nuk është çështje dite, nuk është çështje e vogël, por është ajo që më së shumti ka nevojë njeriu-i lumtur në këtë botë dhe i shpëtuar në botën tjetër.
Për këtë arsye, të jesh musliman, je i urryer nga ata që i kam cekur në pjesët e mëparshme!

Bajram Ramadani

Exit mobile version