Ballina Artikuj Të jesh musliman (prandaj na urrejnë) – 7 –

Të jesh musliman (prandaj na urrejnë) – 7 –

Bajram Ramadani

Të jesh musliman do të thotë ta duash Allahun dhe Muhamedin a.s më shumë se veten.
Ta përmendësh vazhdimisht Allahun dhe ta përshëndetësh rregullisht Muhamedin a.s.

Ka nga njerëz që thonë se nuk e kam asgjë Muhamedin a.s., ose s’më lidhë asgjë me atë. I them, për derisa nuk e beson dhe nuk e don, normal që nuk të lidhë asgjë, por në momentin që do ta besosh, do të jetë figura më e dashur në jetën tënde.

Muhamedi a.s. ka qenë arab, Allahu e zgjedhi atë për pejgamber dhe normalisht që librin, Kuranin e zbriti në gjuhën arabe. Në atë kohë, në vitin 611, as që e ka ditë dikush se ka amerikë e se ka gjuhë angleze. Sepse shumë njerzëve iu ka bë merak me pas qenë Kurani në gjuhën angleze ose pejgamberi amerikan, ose në gjuhën shqipe… e kisha besuar (hahaha). Jo angleze por në të gjitha gjuhët e ke të përkthyer Kuranin, edhe ate nga shumë përkthyes.
Këta duan që ta dirigojnë Allahun xh.sh. se çfar vendime të merr Allahu xh.sh. është mbi çdo gjuhë, është mbi çdo popull, është mbi çdo komb, dmth është Krijues i gjitha këtyre.
Ai meriton vetëm ta besosh e ta adhurosh. Njeriu është krijim i Tij dhe është tepër i vogël për të ndërhyrë në vendimet e Allahut.
Njeriu është shumë i dobët, po mos të jetë në kujdesin e Allahut, njeriu në çdo moment është në gjendje të humbë e të zhduket. Kështu që Allahu e di më së miri çfar të bëj, si ta bëj, kur ta bëj dhe ku ta bëjë.
Të jesh musliman, i ke parasysh gjitha këto parametra dhe jeton i qetë dhe në paqe me vendimet e Allahut të Madhërishëm, ky është besimi i muslimanit, prandaj na urrejnë!

Paqë dhe mëshirë mbi të dërguarin e Allahut Muhamedin a.s.

Bajram Ramadani

Exit mobile version