Të jesh musliman (prandaj na urrejnë) – 6 –

Bajram Ramadani Asipi

Të jesh musliman do të thotë të jetosh me rregulla hyjnore, pra me rregullat e plasuara nga vet Krijuesi i njerëzimit-Allahu xh.sh.
Çdo rregull tjetër jetese përveç rregullit të Allahut është i dëmshëm është okult dhe pa shpresë për njerëzit.
Muslimani jeton në një nivel të mrekullueshëm jetësor. Ai e beson Allahun dhe ditën e gjykimit, në anën tjetër punon sikur do të jetojë 100 vjet, deri sa punon edhe për familjen dhe pasardhësit të vet, kjo ndodhë nga dashuria dhe përkushtimi që ka për familjen, farefisin dhe lozën trashëgimtare familjare.
Të jesh musliman nuk është gjë e thjeshtë, por është fati më i madh i mundshëm i një njeriu në jetë, por kuptohet, me dëshirën e Allahut xh.sh.

Muslimani që nga zgjimi në mëngjes, deri sa të bjerë në gjumë në mbrëmje, çdo vepër e bën në emër të Allahut Mëshiruesit Mëshirëbërësit. Dhe këtë e potencon edhe me zemër edhe me fjalë.
Muslimani në të dy situatat është konform në raport me Allahun. Ai, kur ka vështirësi në jetë duron dhe shpresën dhe lutjet i drejton vetëm tek Allahu, por në anën tjetër edhe kur ka begati dhe të mira të shumta, e Faleminderon Allahun.
Dmth, Muslimani jeton në mesin e artë social, ekonomik, kulturorë etj.
Të jesh musliman do të thotë mos të vrasësh, mos të lëndosh, mos të provokosh, mos të shkatërrosh.. dmth, të jesh musliman do të thotë të bësh dhe të veprosh gjithçka që është pozitive e në të mirën e individit dhe shoqërisë, në anën tjetër të shmangesh dhe të mos bësh asgjë që është negative dhe në dëm të vetvetes dhe shoqërisë.

Kjo pra është pasqyra ditore e muslimanit, prandaj po na urrejnë!

Bajram Ramadani