Të jesh musliman (prandaj na urrejnë) – 10 –

Bajram Ramadani Asipi

Të jesh musliman, do të thotë të jesh i udhëzuar në rrugën e Allahut. Muslimani për këtë duhet të jetë thellë i vetëdijshëm dhe i paluhatshëm. Çdo dyshim në Allahun ose në ekzistencën e Tij, e dëmton rëndë besimin e pastërt të muslimanit, që për pasojë ka ose mundë të ketë probleme të shumëta. Zvogëlimi ose dobësimi i besimit e ulë mundësinë e pranimit të lutjeve, e neglizhon muslimanin ku ai pastaj mund të i anashkalon obligimet dhe përgjegjësitë që i ka ndaj Allahut të Madhëruar, i bie morali trimëror, human, patriotik etj.
Prandaj Të jesh musliman duhet të jesh i vendosur dhe këmbëngulës në bindjen dhe besimin në Allahun. Besimi në Allahun e Madhëruar, besimtarit i jep forcë të paparë, moral të lartë, freski në të menduarit, shkathtësi intelektuale e vizion pozitiv ndaj jetës!
Të jesh musliman është kënaqësi, por edhe lexues i saktë dhe i përpiktë i dispozitave Islame, përcjellës i ngjarjeve, i kujdesshëm në reagimet ndaj të tjerëve, i urtë në bisedat me jobesimtarët.
Qëllimi i muslimanit duhet të jetë që të i transmeton vlerat Islame dhe jo të bëhet shkak dhe model i keq për të tjerët.
Psh. Islami dhe muslimanët gjithmonë janë sulmuar dhe janë urryer nga jobesimtarët, nga hipokritët e të tjerë. Nëse muslimani gjithmonë rrinë duke i replikuar të tillët, atëherë nuk i mbetet kohë për të bërë të veten duke u marrë me të tjerët. Këtë na e këshillon Allahu në Kuran në kaptinën ‘Ahzabë’ ajeti 48.: ‘Mos i dëgjo mohuesit dhe hipokritët, mos i përfill fyerjet e tyre dhe mbështetu tek Allahu, Allahu mjafton për mbrojtës’ !
Ky ajet muslimanin e mëson qartë se si duhet të sillet me të tillët.
Ndërsa sjellja e tyre ashtu ashtu nuk ndryshon kurrë ndaj muslimanit. Ajo ndodhë vetëm për faktin që e dinë se muslimani është në rrugë të drejtë, prandaj dhe na urrejnë.!

Bajram Ramadani