Të jesh musliman. -17-

Bajram Ramadani

Të jesh musliman dhe mos ta mësosh dhe mos ta njohësh islamin, është e papranueshme. Sepse mosnjohja e islamit, besimtarin e çon të bëjë gabime të mëdha, sa që mundë shkojë deri në kufijtë e besimit. Paramendoni sikur një musliman hedh gurë mbi Kuranin, e kritikon fenë islame, i konteston ajetet kuranore, i refuzon kërkesat e Allahut etj. Besoni se kjo situatë është bërë pjesë e përditshmërisë. Është për t’u çuditur, si është e mundur që muslimani të mohojë parime dhe rregulla të fesë që e beson?! Kjo ndodhë për shkak të neglizhimit të mësimit të fesë që nga fëmijëria, dhe pastaj në moshën e madhe muslimani nga injoranca për fenë, bënë deklarata skandaloze, si psh. “Feja islame këtu nuk e ka me vend” , ” Nuk pajtohem me Filan ajetin kuranor” , ” Këtu Zoti nuk e ka me vend” etj. Këto pohime të muslimanit janë rezultat i injorancës për fenë, kurse Zoti përmes Kuranit, pikërisht e lufton injorancën. Zot na e shto diturinë dhe largo injorancën nga besimtarët musliman.

Bajram Ramadani