Të jesh musliman do të thotë të jesh besimtar në Allahun në kohë dhe hapsirë. Me fjalë të tjera të jesh besimtar horizontalisht dhe vertikalisht. Edhe në kohë edhe në hapsirë ndodhë që njeriut të i zbehet besimi, dikujt më shumë e dikujt më pak. Ka nga ata që aq shumë i zbehet besimi sa që vie në pikën e mosbesimit (Allahu na ruajtë nga kjo situatë), dhe shndërrohet në jobesimtar, dmth nga musliman kalon në kufër (mosbesim në Allahun). Dobësimi i besimit është në kuadër të normalitetit tek besimtarët. Kështu që besimi ka nevojë për trajnim, për stërvitje, për përforcim të vazhdueshëm…! Prandaj Allahu e ka sihariquar besimtarin i cili lexon Kuranin me 10 sevape për një shkronjë të lexuar, në mënyrë që besimtari të jet i lidhur në vazhdimësi me Kuranin përmes së cilit rifreskohet vazhdimisht me begatitë e Kuranit-me mësimet e Allahut. Dmth leximi i vazhdueshëm i Kuranit e mbanë besimin të freskët vazhdimisht. Gjithashtu kryerja e obligimeve ditore, javore, mujore, vjetore dhe jetësore të islamit, është mbajtje e besimit në nivelin e duhur. Përmendja e Allahut, Pejgamberit, gjithashtu është një mekanizëm regjenerues i besimit të muslimanit. Prandaj Allahu i përmendë në Kuran ata që e përmendin Allahun kurë janë në këmbë, kurë janë ulur dhe kurë janë të shtrirë. Me këtë, Allahu e stimulon besimtarin që pavarësisht gjendjes së tij shëndetsore, ekonomike, sociale, ta përmendë Allahun, për të vetmin qëllim që mos të i ulet niveli i besimit, por gjithmonë të jet në nivele të larta të besimit ndaj Allahut. Kjo është mundësi ose dhuratë nga Allahu që mos të biesh në situata të paqarta ndaj Allahut, edhe pse je musliman. Pra, të jesh musliman duhet të jesh aktiv vazhdimisht në kontekst të besimit në Allahun xh.sh.
Bajram Ramadani