Të jesh musliman pos tjerash është vullnet dhe dëshirë e Allahut xh.sh.
Fatlum është të lindësh dhe të jetosh e të vdesësh musliman. Allahu askujt nuk i bën padrejtësi, sepse gjithëve pa dallim ua jep mundësinë për ta besuar Atë.
Vetëm mendjemëdhenjtë nuk pranojnë ta besojnë Allahun xh.sh.; sa fatkeq janë të tillët. Botërisht është vërtetuar dhe e dëshmuar për mirëqenien shpirtërore të të qenurit musliman.
Kushdo qoftë nëse mendon me kokë të ftohtë, me logjikë të kulluar padyshim që vendosë të jet musliman. Shtrohet pyetja, përse? Sepse kah ta kthesh kokën, gjithçka që sheh, çdo gjë që dëgjon, sinjalizon për ekzistimin e Zotit absolut-Allahut.
Ka dy libra të Allahut, libri i hapur -hapësira- dhe libri i ‘mbyllur’ Kurani fisnik, të cilët në përpikëri dhe mrekullueshëm dëshmojnë për autorin absolut dhe krijuesin e tyre.
Kush e merr përsipër autorësinë e Kuranit? përgjigja është askush.
Pra është libri i Allahut, i Cili i fton gjithë njerëzit të jenë musliman.
Pastaj, kush e merr përsipër krijimin e Tokës dhe qiellit, Hënës dhe Diellit, lëvizjen e pandalshme të tyre, krijimin e universit të pafund…? Askush. Normalisht se askush, sepse njeriu nuk krijon, njeriu është i vdekshëm, madje nuk mundë ta mban në jetë as veten e vet. Kështu që parametrat që i hapin mundësinë njerëzve për të qenë musliman janë të pafundme, prandaj Allahut nuk i mbetet asnjë faj për mos qenien musliman nga kushdo-qoftë. Fajtori është vet njeriu.
Po ta hapte mendjen njeriu deri në pikën e arsyes dhe modestisë, Allahu do të ia mundësojë që ta besojë Allahun me dëshirën dhe gëzimin më të madh të Tij.
Pra, të jesh musliman është lehtë, sepse dyert gjithmonë janë të hapura për të qenë musliman; varet nga njerëzit duan apo jo të hyjnë përmes këtyre dyerve.
Bajram Ramadani