Të jesh musliman, do të thotë të jesh koherent me porositë kuranore dhe dispozitat e legjislacionit islam.
Islami nga antiislamistët shumë keqkuptohet ose nuk kuptohet fare, pastaj në saje të moskuptimit islami urrehet, kritikohet dhe kundërshtohet.
Në fakt për të qenë musliman dhe në paqë me islamin, duhet të mësohet islami, të konsultohet Kurani dhe dijetarët islam, pastaj sigurisht që do të ndërrojnë raportet ndaj fesë.
Porositë kuranore dhe dispozitat janë thesarë islam të dërguara nga Allahu i madhërueshëm, për njerëzit.
Allahu po në Kuran pohon për jo detyrueshmërinë e të qenurit musliman, por ata që nuk e besojnë Allahun, do të jenë të dënuar dhembshëm në ditën e gjykimit.
Ndaj mendja e njeriut është ajo që duhet ta drejtojë njeriun në drejtimin më të duhur dhe më të realtë në jetën e tij.
Por ç’ti bësh, shumë njerëz shumë mësojnë, shumë dijnë, por nuk mendojnë në atë masë sa ta kuptojnë vërtetësinë dhe thellësinë e islamit.
Jo muslimanët frikësohen nga islami, kurse në anën tjetër muslimanët kënaqen me islamin. Ndaj të jesh musliman është në të njëjtën kohë edhe përgjegjësi.
Muslimani duhet të reflektojë, duhet të jet model për rrethin dhe shoqërinë.
Kurse dijetarët musliman duhen të jenë shumë vigjilentë me kohën, ngjarjet, situatat! Ata nuk guxojnë të logjërojnë gjëra të vogla në kohëra të “mëdha”!
Armiqtë e islamit këtë e presin, biles punojnë për këtë, pastaj e kanë më lehtë të i manipulojnë muslimanët.
Problemi bëhet edhe më i madh kur muslimanët lejojnë të bien në nivelin e inferioritetit, ku sundohen dhe udhëhiqen nga jomuslimanët.
Udhëheqja dhe sundimi i muslimanëve nga jomuslimanët, është nënshtrim, është nënçmim për muslimanët.
Këtë gabim shekullor e kanë lejuar muslimanët, prandaj janë në këtë gjendje në nivel global, ku siç thoshte hoxha Jakup Asipi: Sot nëse bota është një luan, muslimanët janë bishti i luanit”!
Bajram Ramadani