Ballina Artikuj Të jesh musliman,(….) – 12 –

Të jesh musliman,(….) – 12 –

Bajram Ramadani

Të jesh musliman, nuk do të thotë të rrish duarkryq, por përkundrazi, të jesh më aktiv se çdokush tjetër.
Pasiviteti njeriun e çon drejt dështimeve, drejt izolimit, drejt varfërisë.
Muslimani nuk guxon të mbetet i varfër dhe nuk guxon të mbetet i dobët në asnjë sferë të jetës.
Islami (Allahu xh.sh.) thërret për dije, për punë, për aktivitet, për ligje, për rend të përgjithshëm..!
Ka shumë nga njerëzit që i pshtjellin gjërat sipas tekave të tyre apo sipas rregullave të një grupi apo një qeverie të caktuar, dhe këmbëngulin në ato, sikur janë rregulla hyjnore.
Në fakt islami i ka rregullat e veta, rregullat e qarta të përshtatshme për çdo vend dhe për çdo kohë.
Islami është i përjetshëm, kurse rregullat, ligjet apo sistemet tjera janë kaluese ose të përkohshme.
Jemi dëshmitarë se sa e sa sisteme e ligje janë krijuar e më pastaj janë shkatërruar dhe harruar, kurse Islami është sistem i Allahut i deleguar enkas për ta zbatuar njerëzit në tokë. Kështu që të jesh musliman kërkohet shumë veprim dhe aksion. Nuk kërkohet që muslimani të i bjerë murit me kokë, por aq sa ka kapacitet fizik, mendor dhe intelektual për të vepruar, në drejtim të thirrjes (da’ves) ndaj pabesimtarëve.
Muslimani duhet të jet i brengosur për ata që s’janë musliman.
Shikojmë dhe dëgjojmë që shumë njerëz thonë që secili le të besojë çka të dojë dhe si të dojë, sepse është e drejtë e tyre, nuk bën me ua imponuar besimin tjetrit etj. Por në fakt islami nuk na mëson kështu!
Po, kështu na mëson demokracia, por Islami jo. Islami është shumë më demokraci se sa demokracia që zbatohet në botë. Sepse Islami do ta shpëton njeriun, në këtë botë dhe në botën tjetër.
Prandaj, ta ftosh tjetrin që ta besojë Allahun, është obligim, jo e drejtë njerëzore.
Pastaj e drejtë e tjetrit është që të besojë apo jo.
Kështu që nuk duhet ngatërruar konceptet ndërmjet islamit dhe sistemeve të tjera.
Çdo sistem njerëzor është i gabueshëm dhe mundë të jetë i dëmshëm, kurse sistemi i Allahut-Islami asnjëherë.
Prandaj të jesh musliman është privilegj, nderë dhe kënaqësi.

Bajram Ramadani

Exit mobile version