Nesër fillon në Vjenë të Austrisë raundi i shtatë i bisedimeve bërthamore mes Iranit dhe palëve në marrëveshjen bërthamore, e cila është negociuar me qëllim për të riaktivizuar marrëveshjen dhe rikthyer ShBA-në marrëveshje, por që u ndërprenë në qershor.
Bisedimet do të zhvillohen në Vjenë të Austrisë në formatin 4+1 nën koordinimin e Bashkimit Evropian (BE) me pjesëmarrjen e Iranit dhe palëve të marrëveshjes: Rusia, Kina, Anglia, Franca dhe Gjermania.
Kurse Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), të cilat u tërhoqën në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja në vitin 2018, do të marrin pjesë indirekt në këto bisedime. Megjithëse ShBA-të janë për një dialog të drejtpërdrejt me Iranin, Teherani refuzon të bisedojë drejtpërdrejt me Uashingtonin derisa ShBA-ja të kthehet përsëri në marrëveshje.
E ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) duan që Irani të kthehet në angazhimet e tij që parashikon marrëveshja, Teherani kërkon nga Uashingtoni, si palë që është larguar nga marrëveshja bërthamore, së pari të rikthehet në marrëveshje dhe të heqë sanksionet si dhe të sigurojë se nuk do të largohet më nga marrëveshja. /trt