Të hënën në ora 11:00 mbahet seanca e jashtëzakonshme për taksën

Kryesia e Kuvendit është mbledhur sot për të vendosur për seancën e jashtëzakonshme për taksën.

Me këtë rast, Kryesia ka marrë vendim që kjo seancë të mbahet të hënën, më 2 mars, shkruan lajmi.net.

Kërkesa për seancë të jashtëzakonshme është bërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, por që është përkrahur edhe nga Partia Demokratike e Kosovës.

Për këtë kërkesë, janë mbledhur 41 nënshkrime.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka thënë se në përputhje me Kushtetutën, Kuvendi mblidhet në seancë të jashtëzakonshme qoftë me kërkesë të 1/3 të deputetëve, qoftë me kërkesë të presidentit.

Seanca e jashtëzakonshme do të jetë me fillim prej orës 11:00.

Po ashtu, Kuvendi do të mbajë seancë  edhe me 5 dhe 9 mars, për epopenë e UÇK-së, respektivisht për ditën e gruas.