Kryesia e Kuvendit është mbledhur sot për të vendosur për seancën e jashtëzakonshme për taksën.
Me këtë rast, Kryesia ka marrë vendim që kjo seancë të mbahet të hënën, më 2 mars, shkruan lajmi.net.
Kërkesa për seancë të jashtëzakonshme është bërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, por që është përkrahur edhe nga Partia Demokratike e Kosovës.
Për këtë kërkesë, janë mbledhur 41 nënshkrime.
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka thënë se në përputhje me Kushtetutën, Kuvendi mblidhet në seancë të jashtëzakonshme qoftë me kërkesë të 1/3 të deputetëve, qoftë me kërkesë të presidentit.
Seanca e jashtëzakonshme do të jetë me fillim prej orës 11:00.
Po ashtu, Kuvendi do të mbajë seancë edhe me 5 dhe 9 mars, për epopenë e UÇK-së, respektivisht për ditën e gruas.