Dita e hënë do të jetë dita e rrëfimit të yllit portugez të Real Madridit, Cristiano Ronaldos, para gjyqit në lidhje me akuzat për evazion fiskal.
Cristiano Ronaldos do t’i duhet të dëshmojë të hënën e javës së ardhshme për akuzën që i është bërë nga prokuroria spanjolle për evazion fiskal apo ikje nga taksat.
Sipas organit të akuzës, sulmuesi portugez ka përdorur një strukturë biznesi për të fshehur të ardhurat që përfitonte nga të drejtat e imazhit të tij në Spanjë nga vitet 2011-2-14.
Megjithatë, përfaqësuesit e Ronaldos deri më tani e kanë hedhur poshtë këtë akuzë.
Asnjëherë nuk ka fshehur të ardhurat dhe as ka pasur ndërmend ta bëj një gjë të tillë”, ka qenë përgjigja e agjencisë që përfaqëson lojtarin portugez.
Deri më tani, rreth 125 gazetarë nga më shumë se 30 media nga vendet të ndryshme kanë kontaktuar me Zyrën e Shtypit të gjykatës së Madridit për të siguruar mbulimin e informacionit të kësaj deklarate në pjesën e jashtme të ndërtesës ku është autoriteti gjyqësor.
Gjyqi i Ronaldos në ditën e hënë fillon paradite nga ora 11:30.