Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Do të habiteni se si i zgjidhë tani Kina mosmarrëveshjet!

Do të habiteni se si i zgjidhë tani Kina mosmarrëveshjet!

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

________________________________________________________________________

Kina hapi sot gjykatën e saj të parë në internet, që ka për qëllim të rregullojë mosmarrëveshjet e lidhura me internetin, në një moment që drejtësia po përballet me një shpërthim të pagesave dhe tregtisë elektronike.

Nëpërmjet kësaj gjykate personat mund të regjistrojnë paditë e tyre drejtpërdrejtë në internet.

Gjykata studion më pas çështjen dhe pastaj organizon një audiencë me videokonferencë në internetmes gjyqtarit, paditësit dhe të akuzuarit.

“Ky mjet juridik i ofron të gjithëve një zgjidhje efikase dhe pak të kushtueshme përballë këtyrekonflikteve të reja që ndodhin në internet”, deklaroi Du Qian, gjyqtari kryesor i këtij institucioni të ri, për agjencinë e lajmeve të Gjykatës Popullore Supreme Kineze.

“Kjo jo vetëm që do i bëjë veprimet në drejtësi po aq të thjeshta sa një blerje në internet, por gjithashtu t’i japë tregtisë elektronike të njëjtin nivel mbrojtjeje juridike që ka konsumi në dyqanet fizike”, theksoi ai.

Kjo gjykatë do të trajtojë mosmarrëveshjet në çështjet e transaksioneve tregtare në internet, të të drejtave të autorit dhe të cilësisë së produktit të shitur në internet.

Exit mobile version