Teksa Uragani Harvey goditi SHBA-të dhe pati efekt shkatërrues, një pjesë tjetër e botës u godit nga përmbytja.
Ndërsa të gjithë sytë ishin drejtuar në Teksas, numri i të vdekurve nga përmbytjet në Indi, Bangladesh dhe Nepal kanë mbërrijtur në 1,200, thanë zyrtarët.
Edhe pse kanë marrë shumë më pak vëmendje nga mediat, punonjësit e shpëtimit në këto vende bënë c’mos për të ofruar ndihmë për miliona njerëz të bllokuar nga përmbytjet më të këqija ndër vite. /MESAZHI/