Instagram në fillim të këtij viti pati njoftuar se do testoj opsionin e parapagimit, dhe shpejtë pas kësaj u zbulua se bëhet fjalë për opsionin përmes të cilit përdoruesit do të mund të parapaguajnë disa prej përmbajtjeve në këtë platformë – pra të kenë qasje në “story” ekskluzive.
Sipas të dhënave më të fundit, kompania do të fillojë me testimin e këtij opsioni. Në azhurnimin e fundit të aplikacionit për tregun amerikan, kanë shtuar opsionin e parapagesës brenda aplikacionit për të cilin pretendojnë se quhet “parapagimi për Instagram”.
Këto ndryshime i kanë aplikuar ekipet që qëndrojnë prapa këtij aplikacioni dhe përcjellin ekosistemin e Instagramit, lëvizjet e numrave të përdoruesve dhe të dhënat.
“Parapagimi për Instagram” u zbulua më 1 nëntor, fillimisht me një çmim prej 4.99 dollarë, e më pas më 3 nëntor është shtuar edhe opsioni më i lirë prej 0.99 dollarë.
Në të njëjtën mënyrë “është aplikuar” masa e parapagimit në Twitter si dhe në TikTok.