Të gjithë jemi në udhëtim…

Gjendja jonë i ngjan udhëtarëve që kanë marrë biletën e konfirmuar të nisjes dhe janë pranë portës së nisjes. Kur të vijë momenti i caktuar, që na thërret për t’u nisur me shpejtësi drejt portës, do të largohemi ashtu si u larguan udhëtarët para nesh, pavarësisht se sa shumë na kanë pëlqyer vendet e pritjes në aeroport dhe tregjet e tij.
Por kur të vijë thirrja e fundit (last call): “… asnjë njeriu nuk ivlen besimi i Tij nëse nuk ka besuar më parë ose nuk ka bërë në besimin e tij kurfarë të mire …” Kaptina Enam, Ajeti 158.

Fillimi i një viti të ri do të thotë se jemi më afër portës së nisjes, ndërsa viti që kaloi është një pjesë e jetës sonë që shkoi. Çdo vit që shtohet në moshën tonë, në të vërtetë është një vit që na ofron më shumë me fundin, pavarësisht sa gjatë të jetojmë.

Udhëtari i mençur është ai që shqyrton dosjet e veprave dhe fjalëve të tij, duke parë listën e fitimeve dhe humbjeve të grumbulluara në vitin që kaloi. Nëse gjen të mira, falënderon Zotin, i shton dhe i shumëfishon veprat e mira. Por nëse gjen të kundërtën, pendohet, kërkon falje dhe përmirëson atë që ka prishur.
Ndërsa udhëtari i pamend dhe i humbur është ai që mashtrohet nga zbukurimet e kësaj bote kalimtare, i zënë nga tregjet luksoze dhe kafetë e shtrenjta, duke harruar orët e tij “të numëruara”.

Ne, si udhëtarë, duhet të pyesim veten për pyetjen më të rëndësishme:
Ku do të na çojë avioni pas nisjes?
Çfarë kemi lënë pas në vendin tonë të qëndrimit?
Dhe ku do të jetë qëndrimi ynë pas udhëtimit?

I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Ji në këtë botë sikur të ishe i huaj ose kalimtar rasti.”
Një kalimtar rruge nuk mashtrohet nga hija e pemës ku pushon, sepse është hije kalimtare. Ai duhet të jetë i përgatitur për të vazhduar udhëtimin dhe të mos harrojë të vërtetën e largimit. Duhet të marrë me vete furnizimin që do ta çojë deri në stacionin e fundit, me siguri dhe paqe.

O Zot, bëje ditën tonë më të mirë se e djeshmja, dhe bëje të nesërmen më të mirë se e sotmeja. Përmirësoje përfundimin tonë në çdo çështje dhe na fal për atë që ka kaluar, o i Gjithëdituri dhe i Mëshirshmi.

Çdo vit ju dhe familjet tuaja qofshi mirë dhe më afër dhe më të dashur tek Allahu i Lartësuar!

Dr. Venis Mebruk