Që nga hapja e vendvotimeve deri në orën 12:00 nuk ka incidente të mëdha, por janë regjistruar disa incidente të vogla për të cilat është reaguar, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Është arrestuar një person me iniciale Z.D. 37 vjeçar, për shkak të fotografimit të fletëvotimit në vendvotimin në shkollën “Koço Racin”, Gjorqe Petrov, pas të cilit rast më pas është ndërprerë votimi për 10 min.
Rast i ngjashëm është hasur edhe në Vallandovë, ku një person me iniciale Z.P ka votuar, e ka fotografuar fletëvotimin dhe më pas është larguar. Shërbimet policore kanë dalë në vendngjarje dhe po punohet në zbardhjen e rastit, informojnë nga MPB. Në komunën Çait është arrestuar një person i cili në veturën e tij në vend të tabelave të regjistrimit ka pasur të shkruar parulla që të votohet për një parti politike.
Në Gostivar nga ana tjetër një i punësuar i MPB-së është paraqitur në vendvotim si vëzhgues I një partie politike, i njëjti është larguar pasi është shkaktuar problem. Mandej kërcënime nëpërmjet telefonit, si dhe persona të cilët kanë sugjeruar votuesit që të votojnë për parti të caktuara politike. Si dhe të tjera parregullësi të cilat policia po I heton dhe për të cilat do të merren masat e duhura.
“Nga ana e njësitit për luftë kundër krimit të organizuar, një makinë HAMER me ngjyrë të zezë, në orën 08:30 është vërejtur në fshatin Brezë, ndërsa njerëzit që kanë qenë në makinë kanë shpërndarë para për votime. Makina e njëjtë është vërejtur edhe në komunën e Butelit, janë ndërmarr masa për gjetjen e tij dhe zbardhjen e plotë të rastit.”, ka deklaruar Jordan Llamanovski nga MPB.