Të gjitha qendrat e të dhënave të Facebook mbështeten në energji të pastër duke prodhuar mbi 6 gigavat në 5 shtete të ndryshme.
Në vitet e fundit gjigantët e teknologjisë po përpiqen të bëhen më miqësor me mjedisin. Facebook është përkushtuar ndaj adresimit të ndryshimit klimaterik dhe tashmë ka arritur objektivat e vendosur në 2019-ën.
Kompania synonte të arrinte 75% reduktim të emetimeve në atmosferë. Tashmë Facebook tha se emetimet janë reduktuar me 94%.
Të gjitha qendrat e të dhënave të Facebook mbështeten në energji të pastër duke prodhuar mbi 6 gigavat në 5 shtete të ndryshme.
Tashmë ka vendosur një objektiv tjetër deri në 2030-ën. Kompania dëshiron të arrijë 0 emetime jo vetëm në operacionet e saj globale por edhe furnizuesit e saj.
Edhe kompani të tjera teknologjike si Microsoft kanë bërë premtime të ngjashme duke shndërruar në neutrale ndaj karbonit deri më 2030-ën.