Të gjitha ndeshjet e Serie A do të luhen me dyer të mbyllura

Qeveria italiane ka marrë vendim që ndeshjet e futbollit të luhen me dyer të mbyllura nga kjo javë.

Duke filluar nga vikendi, takimet e anuluara të Serie A do të zhvillohen me dyer të mbyllura.

Ndeshjet do të zhvillohen nga java e 26-të (javë kur janë anuluar pesë ndeshje), përfshirë edhe derbin Juventus – Inter, që do të luhet të dielën në mbrëmje.

Të gjitha këto ndeshje janë anuluar për shkak të koronavirusit.