Ballina Kuzhinë Të gjitha funksionet e pazëvendësueshme të uthullës

Të gjitha funksionet e pazëvendësueshme të uthullës

Për vetitë e uthullës kemi folur shpesh. Po ju sjellim sot të gjitha funksionet e saj të pazëvendësueshme me asnjë produkt tjetër.

Heqja e njollave

Spruconi pak uthull të bardhë në njollë dhe e lani si zakonisht.

Nëse i zhytni në uthull të bardhë rrobat e bardha, mund të ndihmojë në rikthimin e bardhësisë së tyre.

Pastron gati të gjitha sipërfaqet në shtëpi

Për të krijuar një pastrues të mirë ekologjik, vendosni në një shishe me sprej uthullën e bardhë të holluar me ujë. Kjo mund të përdoret për të pastruar banakët, pllakat e kuzhinës, dritaret, tapetet, etj.

Kujdes! Nuk duhet përdorur në sipërfaqet prej guri.

Dëbon barërat e këqija

Fërkoni me pak uthull gjethet dhe kërcejtë e barërave të padëshiruar. Kujdes mos dëmtoni bimët e mira.

Eliminon rrathët e ujit në sipërfaqet e drurit

Përzjeni vajin e ullirit me uthullën e më pas me një leckë të butë fërkojeni dhe pastrojeni njollën.

Zhbllokimi i tubacioneve

Vendosni një gjysëm filxhani me sodë buke në tubacion dhe hidhni më pas një filxhan me uthull.

Shkëlqen enet e argjendta

Bëni një përzierje (me raportin 1 me 4) uthull dhe ujë, në një tas dhe zhytini takëmet për 5 minuta. Hiqini, shpëlajini, e më pas fshijini e lustrojini me një leckë të pastër.

I ndihmon lulet të lulëzojnë

Për të zgjatur sa më shumë jetën e buqetës me lule, si fillim prisni fundet e kërcejve, më pas shtoni 2-3 lugë gjelle uthull të bardhë dhe pak sheqer në vazon me ujë.

Kjo gjë, që nuk para dihet, do t’i ndihmojë lulet të jenë të freskëta për disa ditë me radhë.

/Eva Buneci/Living/

Exit mobile version