Të gabosh është njerëzore, por të mos pranosh gabimin është djallëzore

Vehbi Zeqiri

Të gabosh është njerëzore, por të mos pranosh gabimin është djallëzore.

Askush nuk është i pagabueshëm!

Sado i ditur të jetë njeriu, ai do të gabojë – sepse gabimi është pjesë e natyrës njerëzore.

Nëse ke gabuar, nuk është fundi i botës dhe as fundi yt.

Pranimi i gabimit është hapi i parë drejt përmirësimit. Vetëm ai që e pranon mund të bëhet më i mençur dhe më i pjekur.

Mospranimi i gabimit tregon arrogancë dhe krenari të pajustifikuar.

Gabimet janë të pashmangshme, por qëndrimi ynë ndaj tyre përcakton karakterin tonë.

Të ftoj t’i pranosh gabimet, qoftë edhe vetëm për veten tënde, dhe të vazhdosh të përmirësohesh.

Sepse RRITJA, ZHVILLIMI dhe PËRMIRËSIMI janë shumë më të RËNDËSISHME sesa frika nga dështimi.

Vehbi Zeqiri