Nesër pritet të ketë edhe një marsh solidarizues me popullin Palestinez në Prishtinë👇
Një marsh tjetër solidarizues me popullin Palestinez pritet të mbahet nesër e enjte në ora 17:30 në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Këtë bëjnë të ditur organizatoret gra aktive nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist të cilat realizuan një protestë tjetër me 28 tetor si dhe shpalosën një flamur Palestinez ditë më parë në “Hotel Grand” në Prishtinë.