Të drejtat e muslimanit

Ebu Hurejra (r.a) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut (a.s) se ka thënë:

“Të drejtat e muslimanit ndaj një muslimani tjetër janë pesë: kthimi i selamit, vizita e të sëmurit, ndjekja e xhenazes, përgjigja e ftesës dhe t’i themi Allahu të mëshiroftë atij personi i cili kur teshtin e falenderon Allahun.”

Çfarë mësojmë nga hadithi i mësipërm?

1 – Besimtarët janë vëllezër dhe e duan njëri-tjetrin.

2 – Muslimani përmbush të drejtat dhe detyrimet që ka ndaj vëllezërve të tij muslimanë.

3 – Nga detyrimet që muslimani ka ndaj vëllait të tij musliman mund të përmendim:

A – Kur dikush e përshëndet me fjalën “Selamu alejkum” ai i përgjigjet duke i thënë: “ue alejkum selam”.

B – Kur vëllai i tij sëmuret, ai e viziton atë, i qëndon pranë dhe i lutet Allahut që ta shërojë atë.

C – Në qoftë se vëllai i tij ka një rast gëzimi apo diç tjetër dhe e fton atë, atëherë ai duhet t’i përgjigjet ftesës së tij, sepse kështu forcohen edhe lidhjet midis tyre.

D – Në qoftë se vëllai musliman teshtin dhe thotë “Elhamdulilah” atëherë ai që e dëgjon thotë: “Jerhamukallah (Allahu të mëshiroftë)” dhe ai që ka teshtirë i përgjigjet me fjalët: “Jehdikumullahu ue juslihu balekum (Allahu të udhëzoftë dhe ta përmirësoftë gjendjen)”.

Mësim praktik:

Unë gjithmonë e kujtoj shokun tim Muhamedin për mirë, sepse ai nuk i harron kurrë të drejtat dhe detyrimet që ka ndaj vëllezërve të tij muslimanë.

Kur unë u sëmura dhe hyra në spital, pashë që Muhamedi ishte nga të parët që erdhi për të më vizituar  bashkë me babain e tij duke sjellë edhe një dhuratë.

Muhamedi më tha: Allahu të shëroftë dhe të përmirësoftë o Ahmed.

Ndërsa babai i tij u lut për mua duke thënë shtatë herë: I lutem Allahut të Madhëruar, Zotit të Arshit të Madhërishëm që të të shërojë.

Babai im e falenderoi shokun tim dhe babain e tij. Ata të dy u larguan dhe unë shpresoj që ata të kenë marrë shpërblime të mëdha tek Allahu.