Nelu Varga, pronari i skuadrës nga Rumania, Cluj nuk është aspak pishman për shitjen e sulmuesit të krahut, Ermal Krasniqi te Rapid Bukureshti.
Edhe pse Krasniqi po tregon paraqitje të mira me fanellën e Rapidit, te Cluji janë të kënaqur me dëmshpërblimin prej 1 milionë eurosh për kartonin e tij.
Varga është i kënaqur me shumën e paguar nga Rapidi për 25-vjeçarin, duke e konsideruar këtë si një marrëveshje të mirë bazuar në cilësitë dhe çmimin.
Varga ka pranuar se Krasniqi është një lojtar i mirë dhe ka shumë potencial, por ka shtuar se nuk ka vazhdimësi dhe kjo ndikon në vlerën e tij në treg.
“Nuk jam pishman që e kam shitur. Ishte një marrëveshje e mirë në aspektin financiar. Ai është një lojtar i mirë me potencial por nuk mund ta vlerësoni më lartë nëse nuk performon vazhdimisht mirë. Është lojtar me vlerë, por nuk ka vazhdimësi”, ka thënë Varga.
Aktualisht, Krasniqi ka 4 gola e 3 asistime në 9 paraqitje për Rapidin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2025.
Cluji e pati blerë Krasniqin për 200 mijë euro nga Ballkani në janar të vitit të shkuar për ta shitur për një milionë euro pas një viti.