Rreth 700 të burgosur më kot kanë pritur se do të dalin përtej rrethojave të burgut në Ditën e Pavarësisë, siç rëndom kishin dalë të burgosurit e tjerë kur në krye të shtetit ishte Fatmir Sejdiu dhe Atifete Jahjaga.Ndonëse po bëhen gati dy javë që kur u kremtua nëntëvjetori i shpalljes së Kosovës shtet, në Presidencë ende nuk është nxjerr asnjë dekret për falje.AktivPress ka kërkuar sqarime nga kabineti dhe administrata e Presidencës, se deri ku ka shkuar procesi i verifikimit të lëndëve të të burgosurve dhe kur përafërsisht pretendohet të kryhet ky proces, mirëpo nuk ka marr përgjigje nga stafi i këtij institucioni.Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, Behgjet Shala vlerëson se si këshill kanë dalë në anën e të burgosurve që I plotësojnë kriteret për falje.Sipas tij, për shqyrtimin e rasteve duhet më shumë kohë, pasi është një numër i madh i kërkesave të të burgosurve.Ai vlerëson se lista me të falurit duhet të publikohet tek pasi të bëhet shqyrtimi i të gjitha rasteve që kanë bërë kërkesë për të përfituar nga vendimi për lirim.“Janë afër 700 kërkesa dhe secili rast duhet të shqyrtohet me kujdes. Komisioni është duke bërë punën e tij dhe vetëm pasi të del lista përmbushet kjo faze”, ka thënë Shala.Anëtari i Komisionit për të Drejtat Njeriut në Kuvendin e Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Mytaher Haskuka faljen e të dënuarve me burg e sheh problematike në Kosovë.Ai shprehet skeptik për këtë process, pasi sipas tij më herët ka pasur raste kur për lirime të tilla, janë paguar me shuma të mëdha parash.“Një gjë e shoh problematike në Kosovë. Shumë krime falen prandaj në një aspekt nuk jam edhe aq shumë për faljen e krimeve. E di që më përpara ka pas edhe kritika se janë paguar shuma të majme të parave për më hy në listën për falje”, ka thënë Haskuka.Ai ka shtuar se falja e të dënuarve është kompetencë e presidentit të Kosovës dhe se ky vendim duhet të merret pas shqyrtimeve nga ana e komisioneve relevante.“Falja e të burgosurve është kompetencë e presidentit Thaçi. Ai duhet të jetë I kujdeshëm se kënd po e falë”, ka thënë Haskuka.Në bazë të ligjit, e drejta për të kërkuar falje u ngihet vetëm personave të shpallur fajtor për vepër penale dhe të dënuar me vendim përfundimtarë nga ndonjë gjykatë e Kosovës.Kriteret të cilat shqyrtohen gjatë marrjes së vendimit mbi Faljen caktohen nga vet presidenti në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin në fuqi.Ndërsa rrethanat që mund të shqyrtohen gjatë dhënies së faljes përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm te: pesha e krimit; rreziku i recidivizmit; pendimi i sinqertë si dhe shfaqja e sjelljeve dhe karakterit të respektueshëm.