Të blesh makinë në Singapor duhet të zotërosh një certifikatë që kushton sa “qimet e kokës”

Kostoja e një certifikate për të zotëruar një makinë të madhe familjare në Singapor ka arritur një rekord të ri prej 106,619 $. Ky sistem 10-vjeçar i certifikatës të së drejtës për të zotëruar një makinë e quajtur “COE” u vendos në vitin 1991 në Singapor.

Pronarët e mundshëm të makinave duhet që të kenë një ceritifikatë “COE” në mënyrë që të blejnë një automjet. Ato shiten në ankande çdo 2 javë dhe qeveria kontrollon numrin e certifikatave të shitura.

Ky sistem e ka bërë Singaporin vendin më të shtrenjtë në botë për të blerë një makinë. Për shembull, një makinë e re e tipit “Toyota Camry Hybrid” kushton rreth 250,000 Dollarë në Singapor, që përfshin koston e një COE dhe taksat.

Ekzistojnë lloje të ndryshme të COE-ve për makina më të vogla, motoçikleta dhe automjete të tjera. Qeveria është e prirur të inkurajojë banorët të përdorin sistemin e transportit publik, i cili është renditur si një nga më të mirët në botë.

Singapori, i cili ka një popullsi prej rreth 5.5 milionë banorësh, kishte pak më pak se 1 milionë makina private në rrugë deri në fund të vitit të kaluar.