Te Barcelona pesë lojtarë dhe dy trajnerë të infektuar me koronavirus

Pesë lojtarë të Barcelonës dhe dy anëtarë të stafit të trajnerëve kanë qenë të infektuar me koronavirus, shkruan “RAC1”. Këto janë raste të mëhershme dhe ata janë shëruar tashmë.

Por, kur La Liga ka filluar të bëjë testet e gjakut në fillim të muajit maj, ata kanë rezultuar se kanë antitrupa.

Informata e raportuar nga RAC1 nuk është konfirmuar nga klubi e as në raportimet e La Ligas për rastet me koronavirus. Mësohet se kishte shqetësime te departamenti i trajnerëve të Barcelonës kur u mor vendimi për t’u kthyer në stërvitje dhe se si lojtarët që kanë testuar pozitiv për koronavirus mund të jenë më të cenueshëm nga lëndimet.

La Liga do të rifillojë më 11 qershor. Barcelona ndeshjen e parë e luan më 13 qershor kundër Mallorcas.