Ballina Lajmet Të ARTAT e Kosovës u drejtohen qytetarëve: Medaljet janë për popullin

Të ARTAT e Kosovës u drejtohen qytetarëve: Medaljet janë për popullin

Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi u janë drejtuar qytetarëve të Kosovës, pas medaljeve të fituara në Lojërat Olimpike të Tokios.

Gjakova ka thënë se këtë sukses ua dedikon gjithë popullit tonë dhe trajneri të saj që i ka ndihmuar për këtë të arritur.

“Dua të falënderoj trajnerin tim Driton Kuka që ka sakrifikuar për të arritur unë këtu, gjithashtu dua të falënderoj familjen tim që më kanë drejtuar të merrem me këtë sport”, ka thënë ajo.

“Faleminderit edhe gjithë klubit “Ippon”, që kanë derdhur djersë për këto medalje”.

“Kjo medalje është për të gjithë popullin e Kosovës dhe dua t’u them se kishim përkrahje të madhe”, ka deklaruar më tej Nora.

Edhe Distria Krasniqi suksesin e arritur ia kushtoi trajnerit Kuka, derisa tha se këto nuk do të jenë medaljet e vetme.

“Këto medalje dhe këtë sukses ia kushtoi Tonit (Dirton Kukës) dhe të gjithë atyre që na kanë përkrahur”, ka thënë ajo.

“Do të luftojmë edhe për lojërat në Paris dhe këto medalje nuk do të jenë të fundit, pasi do të luftojmë edhe për shumë të tjera”, ka shtuar më tej Distria.

Exit mobile version