Kjo thënie thekson rolin thelbësor të mendësisë tonë në formësimin e realitetit tonë.
Si të arriturat ashtu edhe dështimet janë të lidhura ngushtë me mendimet dhe besimet që kemi për veten dhe për botën.
Kur e kupton këtë, atëherë fillo të drejtosh jetën tënde duke filluar nga mendja jote e pastaj pasoje me aktivitetet e nevojshme, drejt arritjes së ëndrrave dhe qëllimeve që ke.
Në të kundërtën, mendimet negative që ke për vete dhe aftësitë e tua, mund të ndalojnë që në fillim. Ato krijojnë barriera të padukshme dhe iluzione që na pengojnë të arrijmë potencialin tonë të plotë.
Kur fokusohesh thellë në mendimet pozitive, nxitë disiplinën, elasticitetin, vullnetin, shpresën për të ardhmen, etj. Kjo mendësi na fuqizon ta shohim veten si arkitekt të jetës sonë.
Këto këshilla vlejnë për të gjitha aspektet e jetës, si atë private ashtu edhe profesionale
FOKUSOHU në mendime pozitive dhe ANGAZHOHU në arritjen e ëndrrave tua.
Vehbi Zeqiri