Të ardhurat nga bizneset e tjera gjithashtu thyen pritshmëritë si Windows, Teams apo rrjeti social Linkedin.
Microsoft postoi ditën e Marte një tre mujor financiar të fortë duke thyer pritshmëritë e analistëve për periudhën Qershor Shtator.
Biznesi që performoi më mirë ishte ai i shërbimeve cloud Azure me një rritje prej 48% ndërsa Microsoft nuk ofron informacion për të ardhurat.
Edhe Google tha ditën e Marte se të ardhurat ishin rritur me 45% në 4.99 miliardë dollarë por poshtë pritshmërive prej 5.2 miliardë dollarë.
Të ardhurat nga bizneset e tjera gjithashtu thyen pritshmëritë si Windows, Teams apo rrjeti social Linkedin.
Të ardhurat nga shitja e kompjuterëve Windows u rritën me 10% ndërsa shitjet e kompjuterëve Surface ranë me 17%.
Në tërësi Microsoft raportoi 45.32 miliardë dollarë të ardhura ndërsa pritshmëritë ishin për 43.97 miliardë dollarë të ardhura.
Fitimi i kompanisë ishte 20.51 miliardë dollarë. Aksionet e kompanisë janë rritur me 40% këtë vit. /CIO Albanian