Të ardhurat e La Ligas pa Barcelonën do të ulen për 20 për qind

Kryetari i Ligës Profesionale të Futbollit të Spanjës (LFP), Javier Tebas, tha se pa Barcelonën të ardhurat e La Ligës do të ulen për 20 për qind.

Tebas gjatë një fjalimi në “World Football Summit” që u organizua në kryeqytetin e Spanjës, Madrid, tha se “Në rast të mundësisë së një Katalonje të pavarur, Barcelona nuk mund të luaj në La Liga. Të ardhurat e La Ligës pa Barcelonën ulen për 20 për qind. Barcelona dhe Real Madrid janë dy klube të mëdha në La Liga. Largimi i njërit nga këto klube nga liga spanjolle mund të shkaktojë pasoja serioze ekonomike”.

Ai tërhoqi vëmendjen në atë se në rast se Katalonja shpall pavarësinë dhe klubi i Barcelonës e mbështet këtë, klubi katalonjas do të përjashtohet nga La Liga. “Ligjet spanjolle janë shumë të qarta. Klubet katalonjase nuk mund të vendosin se ku do të luajnë”, tha Tebas.