Megjithatë ekzekutivi Tim Cook zbuloi se iPhone 15 Pro dhe Pro Max po përballen me kufizime në furnizim. iPhone mbetet produkti që gjeneron më shumë të ardhura me shitje që arritën në 43.81 miliardë dollarë.
Në raportin më të fundit financiar, Apple parashikon një të ardhme të ndritur të softuerit pavarësisht humbjeve në harduer. Ndërsa zbuloi të dhënat më të fundit, kompania zbuloi një rekord të ri financiar për biznesin e shërbimeve.
Apple gjithashtu foli për një rekord të ri shitjesh nga iPhone në Shtator edhe pse është tre mujori i katërt me radhë që shënon rënie. Krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë të ardhurat ishin 1 përqind më të ulëta ose 89.5 miliardë dollarë.
Kjo performancë e dobët deri diku është e justifikueshme duke qenë se kompania sapo lançoi çipet e reja M3, MacBook dhe iMac javën e kaluar. Edhe pse linja iPhone 15 debutoi në Shtator, shitjet e atyre pajisjeve kanë kontribuar shumë pak në tre mujorin financiar mbyllur në Shtator.
Gjithashtu në Nëntor është parashikuar ardhja e modeleve të reja iPad duke sjellë më shumë të ardhura.
Megjithatë ekzekutivi Tim Cook zbuloi se iPhone 15 Pro dhe Pro Max po përballen me kufizime në furnizim. iPhone mbetet produkti që gjeneron më shumë të ardhura me shitje që arritën në 43.81 miliardë dollarë.
Shitjet e Mac ranë në 7.61 miliardë dollarë ndërsa të iPad në 6.44 miliardë dollarë. Edhe të ardhurat nga segmenti i veshjeve elektronike si Apple Watch dhe AirPods ranë me 3 përqind në 9.32 miliardë dollarë.
Megjithatë janë shërbimet të cilat po kalojnë momente pozitive. Të ardhurat u rritën me 16 përqind në 22.32 miliardë dollarë duke tejkaluar pritshmëritë e analistëve.