Taxhikistan – Vaksinimi antiCOVID bëhet i detyrueshëm për personat mbi 18 vjeç

Komisioni për Luftën kundër Koronavirusit vendosi që vaksinimi antiCOVID, i cili deri më tani bëhej sipas dëshirës, të jetë i detyrueshëm për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç në vend.

Përmes vendimit në fjalë u vu në zbatim edhe praktika e karantinës 10-ditore për ata që hyjnë në vend nga jashtë shtetit.

Në mars, vendi mori 192 mijë doza të vaksinës “Vaxzevria”, zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit në bashkëpunim me kompaninë farmaceutike “AstraZeneca”, si dhe 300 mijë doza të vaksinës “CoronaVac” të zhvilluar nga kompania kineze “Sinovac”. Gjithashtu parashikohet që në vend të mbërrijnë edhe 100 mijë doza të vaksinës ruse “Sputnik V” së afërmi.

Fushata e vaksinimit në Taxhikistan filloi më 22 mars dhe deri më tani janë vaksinuar 280 mijë persona.

Sipas të dhënave të Ministrisë taxhike të Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë shënuar 21 raste me COVID-19 duke e çuar në gjithsej 13 mijë e 569 numrin e të infektuarve, ndërkohë që 92 persona kanë humbur jetën nga ky virus deri më sot. /trt