Përbërësit për qoftet: 500 g mish i grirë, 1 kokërr qepë, 1 kokërr vezë, 1 lugë gjelle bukë e bluar, 10 g kripë, 5 g piper i kuq, 5 g piper i zi dhe 10 g rigon.
Përbërësit për tavën: 400 g oriz, 3 speca jeshilë, 3 speca të kuq, 1 kokërr qepë, 2 kokërr domate, 10 ml vaj ulliri dhe 800 ml ujë.
Përgatitja: Për të përgatitur këtë tavë orizi me qofte, si fillim në një enë hedhim mishin qepën e grirë në rende, vezën, bukën e bluar, kripë, erëza dhe i përziejmë. Pasi masa për qofte është homogjene e lëmë për 10 minuta të pushojë. Grijmë qepën hollë dhe e kaurdisim pak në një enë me vaj ulliri. E lemë sa të karamelizohet qepa dhe shtojmë kripën, domatet pure. E kaurdisim për gati 5 minuta. Ndërkohë përgatisim qoftet me dorë dhe i radhisim në tavë. Shtojmë në tavë orizin, specat, qepën e kaurdisur, ujin e vluar. E pjekim në furrë të nxehur në 200 °C për 10 minuta dhe 20 minuta në 150°. Tava është gati. E vendosim nëpër pjata dhe e shërbejmë.