Ballina Kuzhinë Tavë orizi me pulë dhe perime

Tavë orizi me pulë dhe perime

Përbërësit:
1 lugë paprika e tymosur
1 lugë gjelle koriandër të bluar
2 thelpinj hudhër të grira imët
2 lugë vaj ulliri
600 g kofshë pule pa kocka, pa lëkurë, të përgjysmuara
250 gr oriz ngjyrë kaf që gatuhet lehtë
320 gr presh të prera në feta
1 lugë gjelle rigon të thatë ose 1 lugë trumzë të freskët
2 gjethe dafine (opsionale)
320 gr perime të ngrira të përziera (ne kemi përdorur karrota të prera në feta, brokoli dhe misër të ëmbël)
700 gr bulion perimesh

Përgatitja:

Hidhni erëzat, hudhrat dhe vajin në një tas të madh dhe përziejini mirë. Shtoni mishin e pulës dhe përziejeini derisa të marinohen. Nxehni një tigan ose tavë të madhe që nuk ngjit dhe që ka kapak, më pas skuqni pulën pa e mbuluar (pa vaj shtesë) në zjarr mesatar, për 5 minuta, duke i kthyer copat e pulës që të marrin ngjyrë në të dyja anët.
Më pas shtoni hudhrën në tigan ose tavë, orizin, preshin, rigonin ose trumzën dhe dafinën, nëse përdorni. Shtroni sipër pulën, më pas mbulojeni tiganin me kapak dhe lëreni të vlojë. Ulni zjarrin dhe ziejini për 20 minuta.
Teksa jeni afër fundit të recetës, shtoni edhe perimet e ziera, më pas mbulojeni dhe lëreni të ziejë për rreth 5 minuta . 10 ose 15 minuta pasi ta keni larguar tiganin nga zjarri, gatimi është i gatshëm të shërbehet.

Exit mobile version