Tavë me spinaq

Përbërësit

  • 1 kg spinaq
  • 5-6 vezë
  • 1/2 litër kos
  • 200 gr djathë kaçkavall
  • kripë
  • piper

Hapat

Lajmë spinaqin, e grijmë dhe i japim një valë me ujin e vet

Në një tas përziejmë mirë kosin me 3 vezë dhe hedhim kripën dhe piperin

Pasi i kemi dhënë valë spinaqit e vendosim në tavë dhe e përziejmë me masën e përgatitur

Pjesën e vezëve të mbetura i vendosim sipër spinaqit që kemi vendosur në tavë

Tavën e vendosim në furrë të nxehur më parë më temperaturë 200 gradë C dhe i lejmë deri sa të mpikset veza.