Ballina Kuzhinë Tavë me qefull

Tavë me qefull

Tavën tradicionale të krapit fantastik, kësaj here zgjodha ta përgatis me qefull. Kështu mund të veproni edhe ju, mjafton që të keni peshk paska të madh.

Përbërësit: 1 peshk qefull, 5 kokrra qepë, 5 kokrra domate, rigon, piper, kripë, gjethe dafine, disa thelpinj hudhër dhe vaj ulliri.

Përgatitja: Marinojmë peshkun disa orë më parë me të gjitha erëzat më lart. Ndërkohë grijmë imët qepën dhe e kaurdisim. I shtojmë edhe domaten e grirë imët derisa të zbuten.

Më pas shtojmë disa thelpinj hudhër, kripë, piper, rigon dhe gjethet e dafinës. Vendosim copat e peshkut sipër peshkun dhe e pjekim në 250 gradë. Ju bëftë mirë!

Exit mobile version